Besiktas është në krizë të thellë financiare ashtu sikurse shumica e klubeve turke.
Kjo ka bërë që disa prej lojtarëve me paga të larta të largohen prej skuadrës turke, e cila ka pësuar humbje financiare pas përplasjeve mes SHBA-ve dhe Turqisë, ku ka pasur rënie të lirës turke kundrejt dollarit amerikan.
Një prej tyre është edhe mbrojtësi portugez, Pepe, i cili është larguar prej gjigantit turk duke marrë parasysh se “Shqiponjat e Zeza” po kalojnë nëpër një fazë të rëndë.
Madje, futbollisti ka shkuar edhe më tutje sa që ka vendosur që pagat e kuzhinierëve dhe të stafit përcjellës t’ua paguajë personalisht.
Lojtari tashmë është i lirë dhe mund të angazhohet në cilën do skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pepe kujtojmë se në të kaluarën ka luajtur edhe kampionin aktual evropian, Real Madridi si dhe Porto dhe Maritimo.
Ndryshe, theksojmë se 35-vjeçari ka luajtur vetëm 33 ndeshje për skuadrën turke dhe ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/