Besiktasi ka barazuar me Porton 1-1 dhe është kualifikuar për herë të parë për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Turqisë e dinin se çdo rezultat pozitiv i kualifikonte, por Porto e befasoi, duke shënuar e para me Felipen në minutën e 29-të.
Gjithsesi, para pushimit Besiktasi barazoi, me Talican.
Në pjesën e dytë të dyja palët patën shanse të mira, pasi Babel goditi shtyllën.
Pas këtij barazimi Besiktas ka 11 pikë, tri më shumë se Porto që është e dytë.
Në stadium për të festuar ishte edhe kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Beskitasi do ta ruajë edhe pozitën e parë, pasi nuk mund të rrezikohet nga askush në ndeshjen e fundit të grupeve. /Telegrafi/
The greatest goal that never was
Ryan Babel deserves half a goal for this!#Beşiktaş https://t.co/wrmUDCQRD4— Turkish Football (@Turkish_Futbol1) November 21, 2017