Telegrafi

Besi dhe Kimikati vijnë me duet (Video)

Dy aktorët e Portokallisë, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, kanë publikuar një bashkëpunim të tyre në muzikë.

Kënga quhet “N’dashni” dhe për herë të parë e shohim ‘Kimikatin’ si këngëtar, derisa Besi ka bërë edhe realizime të tjera në muzikë.

Maringlen Boja e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa klipi është realizuar nga Eduart Grishaj.

Tekstin e kanë shkruar dy protagonistët, Besi dhe Olsi. /Telegrafi/