Site icon Telegrafi

Beshliovska: Të ndalohet ikja e infermiereve

Maqedonia po përballet me mungesën e infermiereve. Në Evropë normat janë parashikuar mbi 600 infermier në 100 mijë persona, ndërsa në Maqedoni ka 350.

Prandaj ikja e infermiereve duhet të ndalohet nëpërmjet përmirësimit të kushteve për punë dhe rritjen e pagave, porosit infermierja nga Akademia solemne e sotme çka u mbajt në Shkup për nder të Javës së infermiereve ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pengimi i ikjes, sipas saj, është e mundur vetëm nëse do të përmirësohen kushtet për punë të infermiereve, por edhe rritja e koeficientit për të ardhurat personale.

Në akademinë solemne do të ndahen 300 plaka për infermieret, teknikët, akusher dhe motrave stomatologjike, humane dhe arritjeve të tyre në profesion për vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version