“Më i miri për vitin 2013, u shpall miku dhe bashkëlojtari im Kreshnik Krasniqi, të cilit iu shpagua mundi dhe puna jonë e përbashkët. Për këtë unë e uroj përzemërsisht. Ka pasur shumë reagime nga njerëz të ndryshëm kinse ky moment është bërë shkas për përçarje e inate personale në mes të lojtarëve të KH Prishtina, respektivisht në mes meje dhe Kreshnikut, duke u bazuar në atë se vendimi zyrtar “qenka ndryshuar” pak çaste para se të fillonte ceremonia. KH Prishtina nuk është e tillë! Titulli që mban Kreshniku, është i imi, i Enisit, i Petritit, i Florimit, i Ylberit, i Eduardit, Krenarit, Ekremit, Uranikut, axhit Ramë dhe i të gjithë të tjerëve, poashtu”, ka thënë Beshiri, duke shtuar se ata nuk kanë kohë të merren me këto gjëra, pasi që iu duhet t’i mbrojnë trofetë e fituar edicionin e kaluar. /Zëri/Telegrafi
Beshiri: Titulli i Kreshnikut është i Prishtinës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/beshiri-titulli-i-kreshnikut-euml-sht-euml-i-prishtin-euml-s_hd.jpg)