Site icon Telegrafi

Besëlidhja e Lezhës, 2 marsi pritet të bëhet Festë Zyrtare në Shqipëri

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë miratoi projektligjin i cili propozon shpalljen e 2 marsit 1444 festë zyrtare.

Deputeti Eduart Ndreca ka propozuar që 2 marsi 1444, kur u themelua Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, i cili çmohet të jetë pika e nisjes së krijimit të shtetit shqiptar, të shpallet ditë feste zyrtare.

“Me kthimin e 2 marsit 1444, që përkon me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, ne jo vetëm vlerësojmë figurën më madhështore të historisë së kombit tone, Gjergj Kastrioti por dhe periudhën më të lavishme të historisë kombëtare dhe brenda kësaj periudhe datën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtar, dita ku princat u mblodhën nën drejtimin e Gjergjit të madh dhe vendosën piketat më të rëndësishme që i duhen një kombi në rrezik asgjësimi për të shpëtuar veten dhe vlerat që ai trashëgon”, tha ai.

Deputeti Ndreca tha se ky propozim do t’i shtojë me tepër rëndësi forcimit të identitetit kombëtar, gjithashtu do të nxisë dhe studiuesit e fushës së historisë shqiptare dhe të huaj për të vijuar me hulumtime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje të epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Exit mobile version