Telegrafi

Besart Sllamniku dhe 20 përgjigjet e tij interesante në pyetjet e bëra nga fansat në Instagramin e Telegrafit

Aktori shumë i dashur për publikun, Besart Sllamniku, ka qenë i ftuar këtë javë në rubrikën “20 pyetje” në Instagramin zyrtar të Telegrafit.

I njohur për publikun si ‘Hamdiu’ i serialit satirik “Hamdiu dhe Shyhretja”, Besarti dha për fansat përgjigje nga më të ndryshmet.

Besart Sllamniku është më shumë i njohur për publikun si ‘Hamdiu’ i serialit komik “Hamdiu dhe Shyhretja” (Foto: Gjirafa)

Në vazhdim, ju sjellim 20 përgjigjet e aktorit në 20 pyetjet e bëra nga fansat në @Telegrafisti:

A do të vazhdojë seriali?
Duhet me pyt GjirafaVideon

Si jeni njoftuar me “Shyhreten”?
Në pazar duke blerë hudra.

A zgjohesh herët?
Po. Jo me qejf, po s’po kam qare!

A ka me pas vazhdim të filmit “Zonjusha”?
Filmi “Diamanti” është vazhdim i filmit “Zonjusha”.

Ushqimi i preferuar?
Mish pule me sallatë.

Kafe apo Çaj?
Çaj.

Aktori Besart Sllamniku (Foto: Besart Sllamniku/Facebook)

Kur keni filluar aktrimin?
Kur jam pranuar në Fakultet të Arteve!

Si kanë shkuar xhirimet e filmit “Diamanti?”
Mirë shumë, por jemi mërdhi se ka qenë dhjetor!

A mendoni se filmi “Diamanti” ka me u shpërbly me ndonjë çmim?
Shpresojmë që ka me i pëlqy publikut në ‘Cineplexx’, kjo kish me qenë shpërblimi më i mirë.

A lahesh të dielën?
Një diele po, një diele po!

Dënimi i fundit?
Sivjet verës!

Zhanri i preferuar i filmave?
Krejt zhanret përveç ‘Bollivudit’.

Sa herë të kanë dënuar policia?
Mbi 30 herë!

Cili është filmi i preferuar?
“The Silence of the Lambs”.

Besart Sllamniku (Foto: Besart Sllamniku/Facebook)

Cili është filmi i parë që e ke shikuar?
Nuk jam i sigurt, por më duket se “Batman”-i me Jack Nicholson.

A po ‘halitet’ Shyhretja?
Tybe s’e di, duhet me pyet Hamdinë!

Ka qenë gjermani, amerikani edhe shqiptari… (vazhdoje ti)
Ka qenë gjermani, amerikani edhe shqiptari edhe ka ardhë kamarieri duke iu thonë “A vica jeni tu maru a, qu dilni jashtë”.

A ka me u shfaq filmi edhe në qytetet tjera a veç në Prishtinë?
Filmin “Zonjusha” kemi tentuar ta dërgojmë në të gjitha qytetet, por nuk ka kinema përveç Prizrenit. Kështu që duke e pasur ‘Cineplexx’-in, ia vlenë me ardhë prej çdo qytetit tjetër.

Çfarë muzike dëgjon?
Krejt përveç tallava.

A bën seks përnime me Shyhreten?
Kush o Shyhretja?

/Telegrafi/

Skenë nga seriali “Hamdiu dhe Shyhretja” (Foto: Gjirafa)