Telegrafi

Besart Halimi publikon “Nuk kthehesh ti” (Video)

Besart Halimi tashmë edhe zyrtarisht ka publikuar projektin më të ri, të cilin e kishte paralajmëruar tash e sa kohë.

“Nuk kthehesh ti”, titullohet videokënga më e re e këngëtarit, e cila është baladë që për tematikë ka tradhtinë mes një çifti, ndërsa instrumentali ka edhe stilin grek.

Gjersa për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Kreshnik Avdiu, orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati.

Vlen të theksohet se melodinë e këngës e ka bërë Johan Bejerholm. /Telegrafi/