Site icon Telegrafi

Besart Halimi e Armend Shabani rikthejnë këngën “I dashuruar”

Trendi më i ri i estradës shqiptare është ripërpunimi i këngëve të publikuara vite më parë.

Një të tillë e kanë realiuzar edhe Besart Halimi dhe Armend Shabani, të cilët kanë publikuar një këngë të ribërë.

“I dashuruar”, titullohet kënga që vjen në version të ri, të cilën më parë e kanë kënduar Armend Shabani me Mirsa Kërçelin.

Këta të fundit videon e këngës e kishin sjell në vitin 2012, i cili atëbotë ishte një hit i vërtetë.

Theksojmë se kënga është incizuar në studion e Florent Boshnjakut, ndërsa për video është kujdesur Elmedin Bushati.

Besarti dhe Armendi pritet që të sjellin ndaras edhe këngë të reja gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version