Telegrafi

Besart Berisha vazhdon me paraqitje spektakolar, gol ndaj ish-skuadrës për triumfin e Western United

Besart Berisha ka vazhduar me formë shumë të mirë në kampionatin australian.

Sulmuesi kosovar ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij Western United.

Berisha ishte titullar për skuadrën e tij si gjithnjë në ndeshjen ndaj ish-skuadrën e tij Brisbane Roar.

Prishtinasi shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 41-të për 0-2.

Njëherit ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi vendasit nuk arritën në asnjë moment t’ia rrezikonin fitoren.

Për Berishën ky ishte goli i pestë këtë kampionat në elitën e futbollit australian. /Telegrafi/