Besart Berisha ka vazhduar duke shënuar gola me tu rikthyer në kampionatin australian.
Ylli nga Kosova ka shënuar edhe një gol për skuadrën e tij Wester United në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Australisë.
Në fakt skuadra e prishtinasit ka pësuar humbje nga gjiganti australian Melbourne City 1-2.
Berisha realizoi golin e barazimit në minutën e 66-të nga penalltia.
Për Berishën ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit australian pas tri xhirove të para.
Wester United ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me katër pikë dhe ndeshjen e ardhshme e luajnë në udhëtim te Melbourne Victory ku do të ketë një derbi shqiptarësh mes Migjen Bashës e Besart Berishës. /Telegrafi/