Telegrafi

Besart Berisha vazhdon me gola në Australi

Besart Berisha ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit australian A-League.

Sulmuesi nga Kosova ka realizuar një tjetër gol për skuadrën e tij Western United.

Western United luajti në udhëtim te Wellington Phoenix, derisa Berisha ka shënuar golin e parë në ndeshje.

Ishte minuta e 32-të e ndeshjes, kur skuadra e yllit nga Kosova fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi prishtinasi për 0-1.

Pas 90 minutave në këtë sfidë, rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrë vendase.

Për Berishën ky ishte goli i shtatë këtë edicion në elitën e futbollit australian.

Vlen të theksohet se Besart Berisha është golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian. /Telegrafi/