Besart Berisha nuk ka të ndalur dhe këtë e ka dëshmuar edhe në fillim të vitit 2018.
Ai këtë vit e ka filluar si është më së miri duke shënuar një gol për Melbourne Victoryn.
Kjo e fundit megjithatë nuk arriti të triumfoj ndaj Central Coast Mariners duke barazuar me rezultat 1:1.
Reprezentuesi i Kosovës arriti të realizoi një gol të bukur në të 49 minutë, kur nga 16-17 metra mposhti portierin kundërshtar.
Ndryshe, ky ishte goli i gjashtë sezonal për 32-vjeçarin prishtinas gjersa Melbourne gjendet në pozitën e pestë. /Telegrafi/