Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në futbollin australian.
Pavarësisht se në korrik mbush 36 vite, sulmuesi kosovar nuk e ka humbur instiktin e tij vrasës para portës.
Berisha rezultoi edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Western United duke i dhënë fitoren në ndeshjen ndaj Melbourne City me një gol dhe një asistim.
Pas golit të anglezit Noone që i dha epërsinë skuadrës mysafire pas 12 minutave lojë, Berisha e mori skenën në pjesën e dytë.
Në minutën e 61-të Berisha dhuroi asistim për Wales që realizoi golin e barazimit.
Vetëm pesë minuta më vonë, Wales ia ktheu asistimin prishtinasit që shënoi gol të bukur për 2-1.
Ky ishte goli i gjashtë këtë kampionat për sulmuesin kosovar i cili pavarësisht moshës vazhdon të shënojë rregullisht në elitën e futbollit australian. /Telegrafi/
Dia ➡️ Pierias ➡️ Berisha ➡️ Wales#WUNvMCY #RiseUpWestside #WUFC pic.twitter.com/pkEPFeCGuh
— Western United FC (@wufcofficial) April 1, 2021
What about this for a finish 🔥@BesartBerisha7 #WUNvMCY #RiseUpWestside #WUFC pic.twitter.com/gsRBanZnG8
— Western United FC (@wufcofficial) April 1, 2021