Telegrafi

Besart Berisha shënoi gol në fitoren e Melbourne Victorys (Video)

Besart Berisha sërish po shkëlqen në kampionatin australian.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar njërin ndër golat e fitores së skuadrës së Melbourne Victoryt.

Kjo e fundit triumfoi me rezultat 3-2 kundër Wellington Phoenxit, megjithëse kjo e fundit pjesën e parë e përfundoi me dy gola epërsi.

Berisha shënoi golin e parë për skuadrën, i cili doli të ishte edhe i rikthimit të madh pasi që në vazhdim dy gola të tjerë i realizuan Paracki (autogol) dhe Troisi.

Theksojmë se për 32-vjeçarin ky ishte goli i katërt në nëntë xhirot e para të sezonit të ri.

Ndryshe, skuadra e shqiptarit zë pozitën e gjashtë në renditjen tabelore me dhjetë pikë, përkatësisht 12 më pak se lideri, Sydney FC. /Telegrafi/