Telegrafi

Besart Berisha pozon krahas tenistes numër një në botë, Wozniackit: Është mirë ta takon kampionen (Foto)

Caroline Wozniacki ka fituar ditën e djeshme Grand Slamin e parë të këtij viti, Australian Open.

Tenistes daneze kjo fitore i solli që pas gjashtë vjetësh të ngjitet sërish në vendin e parë të renditjes tabelore të ATP.

Këtë sukses të bukuroshes për ta ndjekur nga afërsia ishte edhe futbollisti shqiptar, Besart Berisha.

Madje, ky i fundit ka pozuar në krah të 27-vjeçares duke thënë se ndihet mirë pasi ka takuar një kampione.

“Ndihem mirë që takova një kampione”, ka shkruar ndër të tjerash Berisha në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se danezja triumfoi kundër rumunes Simona Halep me rezultat 2:1, në sete (7-6, 3-6, 6-4).

Ndryshe, futbollisti shqiptar po vazhdon të korr suksese në kampionatin australian të futbollit. /Telegrafi/