Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ka vazhduar që të rangohet lart dhe të grumbullojë trofet individualë në kampionatin australian.
Sulmuesi prishtinas po shijon momentet më të mira të karrierës tash e sa vite në kampionatin australian.
Ai është absolutisht yll në Australi, ku ka treguar formë të lartë.
30 vjeçari ndonëse nuk pritet të ftohet në kombëtaren shqiptare, shkruan Telegrafi, po shpallet si më i miri në Australi.
Ai ka shënuar 18 gola këtë sezon për Melbourne Victory.
Kjo ka ndikuar që ai të fitojë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në kampionatin e Australisë. /Telegrafi/