Telegrafi

Besart Berisha: I gëzuar që luajta për Kosovën

Besart Berisha ndihet i lumtur që ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

Sulmuesi i Melbourne Victory e ka cilësuar si paraqitje të mirë këtë të Kosovës në humbje ndaj Islandës, por sipas tij skuadrës i mungoi fati dhe disiplina.

Lexo po ashtu Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

“Jam gëzuar që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa nafakë”, ka thënë fillimisht Besart Berisha.

“Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina”.

“Ato gola nuk është dashur t’i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/