Besart Berisha do të jetë një ndër risitë e formacionit të përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Kosova do të luajë me Islandën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Sulmuesi i Melbourne Victory ka thënë se është rëndësishme njohja me futbollistët e përfaqësueses, transmeton Telegrafi.
“Për mua është shumë e rëndësishme që të njoftohem më lojtaret dhe stërvitja e parë ishte e mirë. Lojtaret janë të disiplinuar, janë të mirë dhe më kane pritur shumë mirë”, ka deklaruar Berisha
Ndryshe, Kosova do të zhvilloj në Shkodër ndeshjen e së premtes me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/