Sulmuesi më i mirë në histori të kampionatit australian Besart Berisha, i cili luan me Melbourne Victory është kapur keq me portierin serb të Sydney, Danny Vukovic.
Edhe pse në të kaluarën kanë luajtur bashkë pikërisht te Melbourne, kosovari dhe serbi u përfshinë në një debat të nxehtë pas ndeshjes.
Por, fatmirësisht në saje të ndërhyrjes së futbollistëve situata është qetësuar.
Ndeshja u mbyll me fitoren e Sydneyt 2:1, ndërsa Berisha, si rrallë herë, nuk arriti të gjejë rrjetën në këtë takim. /Telegrafi/