Telegrafi

Besar Halimi shënon gol të bukur për të thelluar epërsinë ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka gjetur golin e katërt në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë.

Është mesfushori Besar Halimi, i cili ka shënuar një gol të bukur për 4-0.

Goli i Halimit erdhi në minutën e 79-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një veprimi individual të mesfushorit tonë. /Telegrafi/