Besar Halimi është deklaruar pas fitores së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë 2-1 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Mesfushori ynë tha se kishim shumë mungesa ndaj çekëve, mirëpo ja dolën fal lojës ekipore dhe dueleve të fituara.
“Sot kemi tregua që jemi një ekip dhe me mungesa, e mposhtëm Republikën e Çekisë”, ka thënë Halimi pas ndeshjes në një intervistë për Super Sport.
“Me këtë ekip që e kemi, posedojmë më shumë topin dhe kemi pasime më të mira. Çekia zhvilloi një lojë të ashpër, mirëpo ne dolëm fitimtar në duele dhe në fund i morëm tri pikë”, ka shtuar më tej mesfushori i ‘Dardanëve’.
Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.
Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/