Site icon Telegrafi

Besar Halimi kërkon të largohet nga Brondby

Besar Halimi duket se do të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Kosovës nuk pritet që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës daneze të Brondbyt, shkruan 3point.dk.

Mesfushorit kontrata i mbaron gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm gjersa lojtari tash e sa ditë nuk po stërvit me klubin.

Sipas 3point.dk, Brondby ia ka konfirmuar 24-vjeçarit lajmin se është i lirë të kërkojë ndonjë angazhim të ri.

Kujtojmë se lojtari ishte transferuar para dy viteve nga gjermanët e Mainzit, të cilët kishin fituar rreth 300 mijë euro.

Ndryshe, Halimi deri më tani ka realizuar 12 gola dhe ka pasur dhjetë asistime në të gjitha garat në fanellën e Brondbyt. /Telegrafi/

Exit mobile version