Telegrafi

Besar Halimi drejt Holandës, afër kalimit te Fortuna Sittard

Besar Halimi pritet të bëhet me skuadër të re, pasi sipas mediave holandeze,për të janë të interesuar skuadra Fortuna Sittard.

Madje, Halimi sot mund të zyrtarizohet dhe të prezantohet te skuadra në fjalë.

Halimi nuk ka pasur një edicion të mirë te Brondby, ku në edicionin e ri nuk ka luajtur pothuajse asnjë minutë, pas disa problemeve me trajner.

24 vjeçari më parë ka qenë pjesë e Mainz 05 në Bundesligë gjermane.

Te Fortuna Sittard luan edhe shqiptari tjetër Agim Zeka. /Telegrafi/