Besa e Pejës ka arritur fitore në ndeshjen derbi të rrafshit të Dukagjinit përballë Lirisë.
Pejanët fituan me rezultat të pastër 2-0, në një ndeshje ku treguan futboll të bukur për sy.
Ndeshja nisi qetë nga të dyja skuadrat që më shumë luanin në mesin e fushës.
Por goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 22-të.
Ishte futbollisti pejan, Arbër Hoxha që realizoi një gol të bukur duke kaluar bardh e kuqtë në epërsi.
Me epërsinë minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë pejanët ishin më të mirë në fushë, duke rrezikuar disa herë portën e mysafirëve.
Goli i dytë në ndeshje erdhi pasi kishin kaluar një orë lojë, nëpërmjet Balajt që shënoi për 2-0.
Pas epërsisë prej 2-0, vendasit u mbrojtën mirë dhe në fund arritën një fitore të madhe.
Pas kësaj fitore, Besa ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, ndërkohë Liria zë pozitën e nëntë me shtatë pikë.
Ndeshjen e radhë pejanët do ta zhvillojnë në udhëtim tek Vëllaznimi, ndërsa Liria si vendas ndaj Drenicës. /Telegrafi/