Besa e Pejës ka arritur të shënoi fitore në derbin e rrafshit të Dukagjinit duke mposhtur Lirinë me rezultat minimal 0-1.
Derbi i rrafshit të Dukagjinit nisi një rast të mirë shënimi nga mysafirët.
Ishte sulmuesi Fatih Karahoda që tentoi shënimin e golit, por nuk e arriti edhe pse goditi fuqishëm.
Në minutën e tetë vendasit u kundërpërgjigjën me Fisnik Ramadanajn por goditja e tij nuk e gjeti golin.
Me rezultat të bardhë 0-0 u mbyllën 45 minutat e parë të kësaj sfide mes Lirisë dhe Besës.
Pjesa e dytë nisi furishëm për mysafirët të cilët edhe shënuan golin e epërsisë.
Në minutën e 48-të, Xhevdet Shabani harkoi bukur në zonë, ndërsa Leart Emini shënoi me kokë për 0-1.
Vendasit kërkuan barazimin e rezultatit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën deri në fund.
Me tri pikët e fituara, Besa mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë të grumbulluara pas 19 javëve.
Ndërkohë Liria ndodhet në pozitën e shtatë me 23 pikë. /Telegrafi/