Besa dhe Trepça ’89 do të përballen në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 15:00, me mitrovicasit që shihen si favoritë në letër.
Trepça ’89 do të kërkojë fitoren e tretë në këtë edicion, derisa ka vetëm një humbje, duke u renditur në vendin e tretë me gjashtë pikë.
Në anën tjetër, Besa është ende pa pikë dhe që ka pësuar katër disfata, mirëpo do të tentojë t’i fitojë tri pikët e para.
Formacioni startues i Besës: Kolaj, Idrizi, Ajdini, Matos, Xhaka, Sheqerolli, Salihu, Syla, Sebastian, Brruti, Tahiri.
Formacioni startues i Trepçës ’89: Prince, Happy, Berisha, Kaçar, Dedia, Jashari, Kaqiku, Okonkwo, Nimani, Muja, Bismark. /Telegrafi/