Site icon Telegrafi

Besa transferon tre yjet e Hajvalisë

Besa e Pejës ka vazhduar ta përforcojë skuadrën.

Pasi ditë më parë angazhoi trajnerin Gani Sejdiu, pejanët kanë arritur marrëveshje edhe me vëllezërit Dukagjin dhe Fatlum Gashi.

Por pejanët nuk janë ndalur me kaq, pasi ata kanë dobësuar dukshëm rivalin e tyre Hajvalinë duke ia marrë tre super lojtarë.

Besa ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arbër Prekazi si dhe dy mesfushorët e talentuar Leart Emini dhe Shkëlqim Pacolli.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nëpërmjet një postimi në Facebook.

Kështu Besa është skuadra më aktive në futbollin kosovar pas përfundimit të edicionit. /Telegrafi/

Exit mobile version