Site icon Telegrafi

Besa transferon Shormazin

Shormaz 27-vjeçar është i gjatë 187 centimetra. Ai së fundi ka luajtur në ekipin suedez të kategorisë së dytë, White Eagles. Ky klub është nga Stockholmi dhe njihet si klub i komunitetit serb të këtij qyteti.

Shormaz në vjeshtë në 11 ndeshje ka luajtur me mesatare prej 11,3 pikëve e 4,5 asistimeve. Ai karrierë ka bërë edhe në Gjermani e Hungari.

Sipas Elshanit, Shormaz do të jetë përforcimi i vetëm i Besës për stinorin pranveror. Besa në përbërje e ka edhe qendrën amerikane Brad Kanis. Në edicionin debutues në Superligë, Besa stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e gjashtë me 14 pikë. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version