Site icon Telegrafi

Besa të largohet nga Superliga?

Skuadra e Besës e nisi në mënyrën më të mirë stinorin pranveror në ETC Superligën e Kosovës në basketboll duke mposhtur RTV 21-shin me rezultat të ngushtë 75:73, duke iu ofruar ‘play off’-it, qëllimit të tyre kryesor.

Por, duket se gjërat kanë filluar të shkojnë keq për skuadrën pejane, të cilës tashmë i është larguar një sponsor.

Këtë e konfirmoi edhe kryetari i klubit, Arbër Elshani. “Gjërat nuk janë duke shkuar mirë. Tashmë një sponsor është larguar dhe normalisht gjërat nuk janë duke shkuar mirë”, potencoi Elshani për Arena. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version