“Edhe në Gjilan dëshmuam forcën tonë dhe nuk ka dyshim se këtë do ta bëjmë edhe kundër Hajvalisë. Kam besim në futbollistët tanë, ndonëse për kundërshtar kemi një skuadër që është përforcuar shumë dhe që lufton për titull të kampionit”, tha trajneri i Besës, Miftar Rama, për Zërin.
Hajvalia është e kompletuar dhe e motivuar veçmas pas fitores bindëse në nismë të edicioni.
“Është herët të na llogarisin si favoritë, por ne me angazhim maksimal do të përpiqemi ta nxjerrim maksimumin, aq më parë pasi jemi në përbërjen e plotë. E di se Besa ka telashe, por ndonjëherë ato i motivojnë skuadrat edhe më shumë”, tha kryetrajneri i Hajvalisë Bekim Isufi, për gazetën. /Telegrafi/