Telegrafi

Besa synon befasinë, Drita për tu rikthyer te fitoret – formacionet zyrtare

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të luaj në udhëtim te Besa e Pejës në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Drita në këtë takim vije pas barazimit pa gola 0-0 ndaj Prishtinës, ndërsa Besa pas humbjes nga Arbëria 1-0.

Pejanët synojnë të shkaktojnë befasi në këtë sfidë, në anën tjetër Drita kërkon të rikthehet te fitoret.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes vete në Gjilan, Drita shënoi fitore me rezultat 3-1.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Sekic, Ajdini, Matos, Ibrahimi, Salihu, Halili, Sheqerolli, Sebastina, Syla, Matheus.

Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Gerbeshi, Arago, Ahmeti, B.Shabani, Fazliu, Xh.Shabani, Ajzeraj, Haxhimusa.  /Telegrafi/