Site icon Telegrafi

Besa shkëlqen në karrigen e “The Voice of Albania” (Foto)

Ka filluar tashmë transmetimi i audicioneve të fshehura të spektaklit të njohur “The Voice of Albania”.

Zëra të mahntishëm po e prekin edhe këtë vit skenën e talenteve të reja, gjersa pranë tyre po gjendet juria fantastike e spektaklit, e përbërë nga katër emra të njohur të artit shqiptar.

Alban Skendëraj, Rona Nishliu, Xuxi e Besa Kokëdhima janë emrat të cilët e kanë prekur për herë të parë karrigen e spektaklit “The Voice of Albania”, dhe kanë ndërtuar skuadrat e tyre me pjesmarrësit e rinj.

Në natën e parë të audiciooneve të fshehura kemi patur mundësinë t’i shohim të katërt në formën e tyre më të mirë, gjersa shkëlqimi më i madh erdhi nga artistet femra të jurisë.

Besa Kokëdhima ishte ajo e cila mahniti publikun me paraqitjen dhe buzëqeshjen e saj të vazhdueshme në karrigen e jurisë.

Me një veshje plot shkëlqim të punuar nga motra e saj Bora Kokëdhima, dhe një pamje tërheqëse, Besa dukej rrezatuese në fazën e parë të këtij spektakli. /Telegrafi/

Exit mobile version