Site icon Telegrafi

Besa rikthehet te fitorja

Besa e Pejës ka arritur të rikthehet te fitorja pas barazimit në javën e kaluar 1:1 ndaj Trepçës.

Në një ndeshje me plot raste shënimi, pejanët kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë duke triumfuar në fund 2:0.

Ka qenë mesfushori ofensivë, Qemajl Elshani që ka realizuar golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 20-të, pas një gabimi nga Alban Dragusha.

Ndërkohë për 2:0 shënoi ish-mesfushori i Dritës, Xhevdet Shabani në fund të ndeshjes.

Drita kishte raste të mira për ta barazuar rezultatin nëpërmjet Kukës, Zenelit e Mavriqit por nuk ia dolën ta tundin rrjetën e Granit Kolshit.

Në Ferizaj, Drenica ka arritur ta mposhtë skuadrën vendase me rezultat 2:3.

Sulmuesi mysafir, Granit Arifaj ka shënuar het-trik për 30 minuta lojë, ndërsa Kuka dhe Burim Shabani kanë realizuar për vendasit.

Ndërkohë ndeshja e vetme pa fitues e ditës së diel, ishte ajo e zhvilluar në Gjilan, ku Trepça ndali skuadrën vendase Gjilanin në barazim 0:0. /Telegrafi/

Exit mobile version