Kampioni i Kosovës, Feronikeli edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Besës, Mark Milicaj,
Por, kjo nuk po pranohet nga Bordi i Besës, të cilët thonë se nuk kanë arrite asnjë marrëveshje me Feonikelin.
Për më shumë, ata thonë se ata kanë paguar dëmshpërblim për Milicajn një vit më parë dhe për këtë kanë kërkuar edhe ndihmën e FFK’së.
Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e Bordit të Besës:
“Bordi i KF Besa njofton FFK-në, klubet dhe të gjitha palët e interesuara se, asnjë lojtarë i KF Besa ne këtë afat kalimtar nuk mund të transferohet nga KF Besa ne drejtim te klubeve tjera, pa marrëveshje paraprake me KF Besa ne lidhje me dëmshpërblimin.
Sidomos kjo vene për lojtarët për të cilët KF Besa ne afatin e kaluar ka paguar dëmshpërblimin për transfer (ndoshta të parin dëmshpërblim ne futbollin kosovar).
Andaj ftojmë të gjitha palët të respektojnë vendimin e Bordit të KF Besa dhe kërkojmë nga FFK të mbrojë integritetin e garave.
Bordi i KF Besa”.