Site icon Telegrafi

Besa, RDK dhe LR-PDSH i përgjigjen Bekim Nezirit

Shefi i shtabit të BDI-së, Bekim Neziri, dje në tubimin me Forumin Rinor të BDI-së ka folur në lidhje me fuqinë e partisë së tij dhe ju ka drejtuar një mesazh partive politike opozitare ”Kam marr një mesazh nga kryetari dhe dua t’u them opozitës që të bashkohen se janë shumë të vegjël përballë BDI-së dhe Ali Ahmetit” tha mes tjerash Bekim Neziri, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.

Telegrafi Maqedoni ka diskutuar me zyrtarë të Lëvizjes Besa, RDK-së dhe LR-PDSH-së

”Partia shqiptare në pushtet edhe vet e tha që ato janë fuqishëm të bashkuar dhe e kanë përkrahjen e rinisë maqedonase, ndërsa rinia shqiptare përgjigjen e duhur ua dha e bashkuar në protestën e 9 majit.” thotë Faton Fazliu në Lëvizja Besa.

”Mjaft u fshehët në emër të kryetarit dhe logos partiake. Ky person, dhe shumë persona të sojit të tillë duhet të tregojnë personalisht çfarë kanë bë për këtë popull gjatë kësaj periudhe kohore, dhe jo të fshehen pas logos partiake. Ne i themi Bekim Nezirit, dhe sojit të tij, kur do të pastroni BDI-në nga satanët sepse vet lideri i tij pranoi se mbrenda partisë së tij ka jo vetëm melaqe por edhe satana. Në moment kur do të bashkohen satanat në njërën anë, atëherë do të bashkohet opozita e vërtetë. Ne presim që njëherë të bashkoheni ju.” thonë nga RDK-ja.

“Ne kemi vështirësi të kuptojmë se çka flet dhe çka mendon Bekim Neziri. Njejtë ashtu siç nuk e kuptuam se ç’deshi të thotë me atë se rinia maqedonase e mbështet BDI-në. Lapsuset e tij, nuk ia vlejnë të komentohen. Aty ku dhemb dhëmbi shkon gjuha”. thonë nga LR-PDSH./Telegrafi/

Lexo po ashtu Neziri: Opozita shumë e dobët afër BDI-së
Exit mobile version