Në zgjedhjet e sotme për kryetar të Komunës së Drenasit, Besa Gashi-Dvorani, ka shfrytëzuar të drejtën e votës me kusht.
Ajo thotë për Telegrafin se po voton për herë të parë në Drenas dhe pret të ketë ndryshime pozitive, sidomos për rininë.
Sipas saj, arsyeja përse emri saj nuk ishte në listë dhe iu desh të votonte me kusht, ishte për shkak të mbiemrit të dytë.
“Nuk ma gjeten emrin në listë arsyeja se ndoshta se i kam dy mbiemra”, tha Besa Gashi- Dovrani, e cila votën e saj me kusht e futi në dy zarfe.
Ajo votoi në Qendrën e Votimit “Rasim Kiqina”, kurse herave te tjera kishte votuar në komunën e Obliqit.
Sipas menaxherit të Qendrës së Votimit në Shkollën “Rasim Kiqina”, Shefqat Bytyqi, deri në orën 15:00 në këtë qendër kanë votuar 1031 votues, ose 26%. /Telegrafi/