Telegrafi

Besa – Prishtina, formacionet zyrtare

Besa – Prishtina është takimi i vetëm i ditës së sotme në Superligë, njëherit edhe hap siparin e xhiros së 15-të.

Derbi i vjetër do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik “Tahir Vokshi” në Brestovik, aty ku pejanët i kanë zhvilluar ndeshjet në cilësinë e vendasve përgjatë këtij stinori.

Të dy skuadra tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë sfidë.

Besa në këtë takim futet me formacionin më të mirë, teksa Zekirija Ramadani i Prishtinës ka pushuar disa nga lojtarët titullarë.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Ajdini, Rajovic, Matos, Ibrahimi, Salihu, Sheqerolli, Brruti, Lucas, Syla, Tahiri.

Prishtina: Haxho, Bardhoku, Dellova, Bekteshi, Zyba, Pefqeli, Lilaj, E. Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. /Telegrafi/