Këngëtarja Besa Kokëdhima e ka nisur mbarë Vitin e Ri 2017, kështu të paktën na tregon buzëqeshja e saj në fotografitë e reja.
Ajo ka realizuar një set të ri fotografik, ku kësaj here na shfaqet si një princeshë e përrallave në ambientet magjike me dëborë.
E veshur nga Valdrin Sahiti, dhe me fotografi të realizuara nga Arbnor Allaraj, Besa dukej sikur po incizonte filmin e saj më të ri për një nga përrallat e “Disney”.
Përndryshe, ajo këtë muaj do të publikojë baladën e saj më të re me titull “Kokëfortë”, gjersa do të jetë në panelin e jurisë në “The Voice of Albania 5”. /Telegrafi/