Site icon Telegrafi

Besa pësoi debakël

Besa në Pejë pësoi debakël në duel me Lirinë duke humbur 0-3. Pejanët pas kësaj humbje u thelluan edhe me shumë në krizë duke lëshuar rastin e madh që t’i ikin vendit të fundit në tabelën e klasifikimit. Liria pas kësaj fitoreje, bëri një hap drejt largimit nga pjesa e poshtme e renditjes në tabelë.

Lideri Trepça’89 nuk ia doli të shënojë fitore në duelin me Drenicën. Madje ‘minatorët’ ishin në disavantazh, porse në fund barazuan për të shpëtuar nga humbja. Drenica befasoi për të mirë me këtë pikë të fituar duke dëshmuar se në këtë edicion nuk ka favoritë absolutë.

Hysi me rezultat 1-0 mundi Vëllaznimin duke e vazhduar ritmin e lojërave dhe rezultateve të mira.

Feronikeli mundi Llamkos Kosovën, 2-1,në terrenin e vet në Drenas, për t’u këndellur pas disa oscilimeve, ndërsa Llamkosi pos humbjes mori edhe një goditje, e cila e mban edhe më tej në pjesën më të rrezikshme të tabelës së klasifikimit.

Drita mundi Trepçën, 4-2. Gjilanasit bënë kthesë të madhe në këtë takim dhe me meritë shënuan fitoren e radhës, e cila i jep edhe me tutje stabilitetin e duhur për vazhdimin e garave.

Rezultatet
Hysi – Vëllaznimi 1-0
Drita – Trepça 4-2
Feronikeli – Llamkos Kosova 2-1
Besa – Liria 0-3
Trepça ‘89 – Drenica 2-2

Trepça ’89 vazhdon kryesimin me 21 pikë, pesë më shumë se Prishtina që të hënën zhvillon ndeshjen ndaj Hajvalisë. /Telegrafi/

Exit mobile version