Site icon Telegrafi

Besa përjashton Vokshin

“Kemi mbajtur një mbledhje urgjente rreth mos-angazhimit të futbollistëve. Kemi përjashtuar nga klubi Krenar Vokshin dhe u kemi dhënë vërejtje Florent Papuçit e Fisnik Gashit. Vokshi është përjashtuar për shkak të veprimeve banale dhe mos-angazhimit, ndërsa për gjëra të tilla iu janë shqiptuar vërejtjet edhe Papuçit e Gashit”, deklaroi ai.

Tutje, Muhaxheri zbulon planin e Vokshit për shkarkimin e Ramës. “Krenari ka qenë kundër trajnerit Rama dhe ka punuar për ta shkarkuar këtë të fundit. Atij iu janë bashkuar edhe disa futbollistë. E kush është kundër Miftarit, ne e largojmë. Ndaj një gjë e tillë ndodhi me Krenarin, i cili e organizoi këtë nismë”, shtoi Muhaxheri, i cili pret këndelljen e klubit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version