Site icon Telegrafi

‘Besa për Kosovën’ nis ndihmat e para në Komunën e Vitisë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, “Besa Foundation” si dhe organizata Germin kanë nisur ndihmat e para në Komunën e Vitisë. Gjatë këtij aksioni do të shpërndahen 600 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës. Ku duhet të theksohet që të gjitha pakot janë me produkte “Made in Kosova”.

Nga 600 pakot që dorëzohen sot, 500 vijnë nga fushata “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19” dhe 100 pako të tjera janë donacion nga prodhuesit e Kosovës.

“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, është fushatë humanitare e cila ndihmon familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe mbështet prodhuesit vendorë.

Kjo fushatë do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte “Made in Kosova”. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ndihmë familjeve në nevojë.

“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, ju bënë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar këtu.

Exit mobile version