Besa Famgas nuk ka pasur telashe për ta fituar derbin ndaj Prishtinës.
Besa e Prishtina u takuan të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Skuadra vendase doli triumfuese duke fituar me rezultat 39-31.
Pejanët nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë mbajtur epërsi konstante deri në fund.
Tri ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë luajtur të mërkurën.