Site icon Telegrafi

Besa nuk do të ankohet në Gjykatën administrative, dyshon në pavarësinë e saj

Lëvizja Besa nuk do të dorëzojë ankesa në Gjykatën administrative pas vendimeve të KSHZ-së, që i refuzoi shtatë ankesa të saj në lidhje me parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Organet e partisë kanë vlerësuar që mos të ankohen në Gjykatën administrative sepse dyshojmë në pavarësinë e saj dhe për shkak se ka persona që prej më herët e dinë vendimin e saj”, tha zëdhënësi i Besës, Orhan Murtezani.

KSHZ-ja e pranoi vetëm një ankesë të Lëvizjes Besa dhe anuloi votimin në një vendvotim në Gostivar, ku një person ishte nënshkruar në vend të një votuese tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version