Humbja ndaj Gjilanit nuk e ka demoralizuar Besën dhe trajnerin e saj Arbnor Morina në luftën për titull.
Pejanët u mposhtën minimalisht 1:0 nga Gjilani, ndërsa trajneri Arbnor Morina ka thënë se nuk dorëzohet në luftën për titull.
“Nuk kemi pasur raste asnjëra palë. Një gabim i joni na kushtoi me gol. Gjilani mori pikët që iu kanë dashur. Ne mbetem duarthatë. Këto gabime duhet t’i shikojmë pse po na ndodhin”.
“Taktikisht, si njëra si pala tjetër kemi luajtur me ato detyra që i ka paraparë. Vitin e kaluar kemi qenë shumë më prapa, dhe kemi arritur vetëm ne dhe Feronikeli të mbetemi në garë për titull”.
“Prapë besoj në këta djem. Janë edhe 14 ndeshje dhe mund të ndodhin befasi tjera”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Besës, Arbnor Morina. /Telegrafi/