Ambasadori francez, Christian Timonier, është takuar sot me koordinatorin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe me anëtarë të kryesisë qendrore të kësaj partie.
Sipas njoftimit të Lëvizjes Besa dërguar Telegrafit Maqedoni, në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes Besa përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare.
Me këtë rast përfaqësuesit e Besës kanë theksuar se ”platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. Partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj partie./Telegrafi/