Besa – Arbëria është ndeshja hapëse e javës së tretë në elitën e futbollit kosovar.
Dy skuadrat e inkuadruara këtë edicion në elitë do të përballen mes vete në Pejë.
Besa është në kërkim të pikëve të para në Superligë, pasi në dy sfidat e para ka pësuar humbje.
Në anën tjetër Arbëria e ka nisur mjaftë mirë ku ka marrë katër pikë nga dy ndeshje.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim të rëndësishëm.
Formacionet zyrtare:
Besa: Haxhijaj, Idrizi, Rajovic, Xhaka, Breno Matos, Salihu, Halili, Sheqerolli, Lucas Sebastian, Maznikolli, Matheus.
Arbëria:Kaçiu,Arrabal, Ibrahimi, Zabërgja, Pira, K. Bahitir, Bruqi, Llugiqi, Avdulli, Hasan, Kryeziu.
/Telegrafi/