Telegrafi

Besa mysafire e Prishtinës në shtëpinë e saj

Java e 27-të në elitën e futbollit kosovar filloi të premten me ndeshjen Gjilani – Feronikeli që përfundoi pa fitues 0-0.

Ndërsa ditën e sotme (e shtune) do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera.

Derbi i vjetër mes Prishtinës dhe Besës do të luhet me dy skuadrat që kanë synime krejtësisht të kundërta.

Prishtina është në garë për titullin e kampionit ku ndodhet tri pikë mbrapa Dritës, ndërsa Besa e Pejës në garë për të siguruar barazhin.

Interesant fakti është se Besa do të jetë mysafire e Prishtinës në stadiumin e tyre, pasi i kanë lejuar kryeqytetasit të luajnë në stadiumin e tyre.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në qytetin e Prizrenit, ku Liria do të jetë nikoqire e Llapit.

Genc Nuza do të drejtojë takimin mes prizrenasve dhe llapjanëve të cilët janë në pjesën e epërme të tabelës.

Në dy ndeshjet e këtij edicioni, Liria ka bilanc tejet të mirë pasi ka marrë dy fitore 3-0 dhe 0-2 përballë Llapit.

Ndeshje vendimtare pritet të jetë për Drenicën dhe Flamurtarin.

Drenicasit pas humbjes në Gjakovë nga Vëllaznimi rrezikojnë të mbetën në barazh.

Kësisoj kuqezinjve nga Skenderaj i nevojitën tri pikët në përballje me Flamurtarin.

Edhe skuadra nga kryeqyteti kosovar i ka vështirë punët pas humbjes nga Prishtina dhe po synon ta kap pozitën e 10-të që i dërgon në barazh.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00 me orar të ri të vendosur nga FFK. /Telegrafi/