Në stadium ishin mbledhur përafërsisht 1.000 mijë shikues për ta përcjellë takimin, të cilët vazhdimisht brohoritshin për ekipin e tyre të zemrës Besën. Pjesa e parë ishte energjike nga të dyja skuadrat por me shumë ndërprerje dhe me pak raste shënimi.
Vlen të përmendën disa depërtime të Zabërgjës dhe një moment kur u rrëzua në gjashtëmbëdhjetë metësh, por gjyqtari kryesor nuk akordoi penallti.
Në minutën e fundit të pjesës së parë pas një rrëmuje në zonë, Baliqi goditi portën por Zhara e largoi me kokë pranë vijës fatale, dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë vazhdoi me një ritëm më të shpejtë dhe me një agresivitet më të shprehur në fushë, këtë e dëshmojnë edhe gjashtë kartonët e verdhë që i dha gjyqtari i ndeshjes.
Në minutën e 67-të pas një krosimi në zonë, Egzon Gashi e pranoi topin ballë për ballë me portierin por pësoi një ndërhyrje të ashpër nga Balia, e cila rezultoi me një penalti në favor të vendasve. Nga pika e bardhë shënoi Diar Miftaraj i cili lirisht mund të themi se ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.
Nuk kaluan as dy minuta dhe pas një sllallomi të vërtetë, talenti 18-vjeçar, Jusuf Shabotiq, shënoi në mënyrë maestrale në portën e Bytyqit. Pas këtij goli, Besa filloi ta kontrollonte lojën dhe kështu përfundoi ky takim me rezultat 2-0.
Takimi tjetër që u zhvillua të dielën ishte edhe derbi rajonal mes Drenicës dhe Ferronikelit që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. Për Drenicën shënoi dy herë Berat Hyseni (49’) dhe (75’), ndërsa për Ferronikelin shënuan Gërbeshi (83’) dhe Haliti (88’). /Telegrafi/