Besa Morina ka patur një paraqitje të shkëlqyeshme në Stamboll para shumë bashkatdhetarëve tanë të cilët e duartrokitën gjatë për vlerat që prezantoi ajo në këtë event gazmor
Kjo artiste që shquhet me vokal të mrekullueshëm, përveç repertoarit të zgjedhur plot emocione, ajo ishte veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, e kjo bëri që publiku të shpërthente me duartrokitje, transmeton Telegrafi.
Të theksojmë se Besa apeloi për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe premtoi se do të gjendet edhe më shpesh para tyre.
Këngëtarja Morina, kohëve të fundit është mjaft aktive në ngjarje të tilla për t’u bërë një interpretuese e adhuruar, pikërisht për shkak të stilit dhe zërit të saj.
Të theksojmë se Besa, kohë më parë ka lansuar këngën më të re “A jena na”, e cila është pritur mjaft mirë, madje duke tejkaluar edhe parashikimet e pritshmërisë. /Telegrafi/